Mekanizmi i KIR
Komisionit për Implementimin e Rindërtimit (KIR) – përmbledhje mbi mekanizmin
KIR-i është përgjegjës për programimin dhe mbikëqyrjen e implementimit të punëve rindërtuese për 34 tërësitë religjioze ortodokse serbe të dëmtuara gjatë trazirave të marsit 2004. Përveç aktiviteteve të rindërtimit, KIR-i në mënyrë aktive kontribuon në drejtim të ngritjes së kuadrove në mes të institucioneve kryesore të përfshira, si dhe trajnimin profesional dhe ngritjen e vetëdijes publike.
Anëtarët e komisionit janë si vijon:- a) Përfaqësuesi i Këshillit të Evropës – Kryesues
- b) Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe
- c) Përfaqësuesi i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës nga Beogradi
- d) Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit
- e) Përfaqësuesi i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës nga Prishtina
KIR-i është organ vendim-marrës përgjegjës për procesin implementues. Mandati i tij është qartë i definuar në Konditat Referuese të nënshkruar në gusht të vitit 2005, dhe e korrigjuar në maj të vitit 2006 me Shtesë të miratuar në shtator të vitit 2006.
Njësia Teknike e KIR-it
KIR-i është e mbështetur nga Njësia Teknike e bazuar në Prishtinë, Kosovë. Njësia Teknike financiarisht është e mbështetur nga Këshilli i Evropës (KE) dhe Komisioni Evropian (KE). Është e udhëhequr nga Menaxheri i Projektit (ekspert ndërkombëtar në lëmi të arkitekturës) dhe përmbanë pesë anëtar të personelit lokal nga fusha e arkitekturës, ndërtimtarisë dhe administrimit /përkthimit. Njësia Teknike përmbanë personel shqiptar dhe serb.
Njësia Teknike e KIR-it është përgjegjëse nga dita në ditë për menaxhimin e kontratave, shërbimeve të prokurimit dhe administrimit për implementimin e vendimeve të KIR-it nën udhëheqjen e Kryesuesit të KIR-it. Mbanë lidhje direkte me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila ka buxhet dhe përgjegjësi në menaxhmentin e prokurimit. Këshilluesi lokal i emëruar nga Ministria vepron si “pikë fokale/kryesore” në mes të Ministrisë dhe Njësisë Teknike me qëllim që të siguroj lidhje efikase dhe direkte të komunikimit.
Procesi i Tenderimit
Tërë projektet janë të përgaditura nga Institucionet serbe për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore (IMM-të) të menaxhuara nga zyra e tyre në Leposaviq, dhe përgaditja e dokumetacionit të kontratave dhe proceset e prokurimit janë të bashkë organizuara nga Njësia Teknike dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).Tërë tenderët janë global, me qëllim të tërheqin kompani nga regjioni. ‘Ftesat për Njoftim të Tenderëve’ janë të publikuara në gazetat lokale dhe regjionale dhe në web-faqet e KIR-it, KiE-së dhe KE-së. Tenderët janë të përcaktuar të tërheqin kompani që kanë eksperiencë në ndërtimin dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore ortodokse. Kjo eksperiencë do të caktoj kushtin themelor për seleksionimin e kontraktuesve të suksesshëm. Tenderët vlerësohen nga KIR-i me mbikëqyrje nga nënpunësi i MKRS-së të prokurimit, dhe rekomandimet vëhen përpara Kishës për aprovim. Kontratat menaxhohen nga Njësia Teknike e KIR-it.
Mbikëqyrësit e KIR-it / Konsulentët
Mbikëqyrësit dhe konsulentët janë të emëruar nga KIR-i, që të mbikëqyrin nga dita në ditë zhvillimet e punëve në lokacion. Lokacionet janë të mbikëqyrura nga mbikëqyrës/ konsulent, shqiptar dhe serb, roli i të cilëve është t’i udhëzojnë kontraktorët dhe të sigurojnë kualitet të standardizuar. Në parim, mbikëqyrësat janë të propozuar nga Institutet për Mbrojtjen e Monumenteve dhe reflektojnë pjesëmarrje të barabartë të përfaqësuesve shqiptar dhe serb në çdo tërësi.
Fondet kapitale për Rindërtim
6 milion euro janë zotuar nga Asambleja e Kosovës nga viti 2004
2 milion euro janë zotuar nga Agjensia Europiane për Rindërtim, duke menaxhuar dhe rindërtuar plotësisht dy nga tërësitë prioritare të KIR-së në Prizren.
Fondet kanë ardhë edhe nga Zyra Amerikane në vitin 2005 (35,000 euro) dhe nga Fondi i Ambasadorëve për prezervimin e kulturës (65,000US dollar) në shtator 2007.
Arritjet
Duke u bazuar në prioritetet e definuara nga KIR-i në konsultim me Kishën Ortodokse Serbe që nga viti 2005 janë realizuar arritjet në vijim, duke promovuar mundësinë që këto tërësi të kenë të ardhme dhe shfrytëzim funksional pozitiv përbrenda komuniteve ku qëndrojnë ato.
- Në vitin 2005 - 30 objekte janë konservuar, konsoliduar dhe mbrojtur
- Në vitin 2006 - 8 objekte janë vënë në prioritet për implementimin e projekteve të rindërtimit
- Në vitin 2007 - 13 objekte janë vënë në prioritet për implementimin e projekteve të rindërtimit
- Në vitin 2008 - 9 objekte të identifikuara me përparësi për punë të mëtutjeshme.
- Në vitin 2009 - Janë pregaditur Projektet për tenderim për 4 objekte.
Partnerët
Komisioni Evropian vazhdon ta mbështes projekt programin e KIR-it nëpërmes të Zyrës Ndërlidhëse të Këshillit Evropian, dhe me sukses i arrin kontratat direkte në programet e përbashkëta të Agjensionit Europian dhe Këshillit Evropian.
KIR-i është i mbështetur fort nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) i cili luan rolin e vëzhguesit gjatë mbledhjeve të KIR-it, dhe bën komunikimin me palët e ndryshme të interesuara kur është e nevojshme.
KIR-i është mbështetur nga Qendra Maqedone për hulumtime arkeologjike si dhe nga Qendra Evropiane për studime të bizantit dhe post-bizantit.
Projekti i KIR-it përfaqëson pjesën përbërëse të Programit Regjional të Këshillit të Evropës për Kulturë dhe Trashëgimi Natyrore të Evropës Jug-lindore të menaxhuar nga Sektori Kooperues Regjional i Drejtoratit për Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore dhe Natyrore (DGIV)
Trajnimet
Bordi Ndërtimtar i Ekspertëve nga Greqia, Italia, Spanja dhe Anglia kanë luajtur rol të rëndësishëm në inicimin e trajnimeve në temat lidhur me konservimin dhe menaxhimin e trashëgimisë sonë kulturore Evropiane. Në vitin 2007 është mbajtur një trajnim pesë ditësh nga Qendra Evropiane për studime bizantine dhe post-bizantine, ku morrën pjesë 18 ekspert lokal të emëruar nga IMM-të në Beograd dhe Prishtinë.
Mbyllje
Projekti i KIR-it i rindërtimit ka pasur ndikim pozitiv në zhvillim ekonomik dhe mbështetje të regjioneve në Kosovë po ashtu edhe në inkurajimin multi-etnik dhe qasje të ndyshme në punët e tij. Projekti ka ofruar mundësi të inkurajojë dhe krijoj ngritje të kuadrove, si dhe ngritjen e besimit në mes të institucioneve lokale në nivel teknik.
Projekti ka theksuar rëndësinë e kulturës, jo vetëm në mënyrë që të jetë në gjendje të inkurajoj mundësi të trajnimit në fushë të konservimit, por gjithashtu thekson si kultura dhe trashëgimia kulturore po luajnë rol kyç veçanërisht në fushën politike sensitive. Korniza e punëve të KIR-it ka pasë influence në UNOSEK në propozimet e saja për Këshillin Monitorues për Implementim (KMI) të menaxhojë proceset e implementimit në zonat e mbrojtura të propozuara të tërësive religjioze Ortodokse Serbe në Kosovë. Megjithatë, qëndron mundësia të vazhdojë korniza e punëve të KIR-it që të përfshijë menaxhimin dhe implementimin e tërë trashëgimisë në Kosovë, duke shfrytëzuar përfaqësimin e partnerëve kyç si platformë kryesore për promovim të qasjes së koordinuar dhe të qëndrueshme në menagjimin e trashëgimisë.
Kthehu lart

