Historiku
Nga viti 1999 deri në vitin 2004, kanë ndodhur shkatërrime të mëdha në tërësitë kulturore dhe religjioze në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë dëmtuar një numër i madh i objekteve të trashigimisë. Situata ishte stabilizuar deri në mars të vitit 2004, kur shpërthyen trazirat, në të cilat 34 objekte fetare ortodokse serbe u identifikuan si të dëmtuara ose të shkatërruara.
Kombet e Bashkuara Misioni në Kosovë (UNMIK-u) ftoj UNESCO-n, Komisionin Europian (KE) dhe Këshillin e Europës (KeE) të kryej vlerësimet e dëmtimeve. Në përgjigje ndaj kësaj Këshilli i Europës (Drejtoria për Kulturë dhe Trashëgimia Kulturore dhe Natyrore, DGIV) themeloi “Planin Emergjent Veprues për Trashëgimi Kulturore në Kosovë” së bashku me Komisionin Europian, në bashkëpunim të afërt me UNMIK-un. Kjo është ndërmarrë si pjesë e vazhdueshme e “Programit Regjional për Trashëgimi Kulturore dhe Natyrore në Europën Jug-Lindore”.
Nga maji deri në korrik të vitit 2004 u realizuan tri vlerësime të përbashkëta nga Këshilli i Europës (KiE) dhe Komisioni Europian (KE). Në këto vlerësime morën pjesë ekspertë nga KiE, KE, IPVQ-ja, ekspertë nga Beogradi, si dhe përfaqësues nga Kisha Ortodokse Serbe. Këto vlerësime rezultuan me publikimin e Raportit Preliminar Teknik të të gjitha 34 tërësive si dhe të dy Raporteve të Vlerësimit Teknik më të detajuara të çdo tërësie.
Duke u bazuar në këto raporte teknike të vlerësimeve, lista e prioriteteve është formuluar me vlerësimet e shpenzimeve dhe propozimet e detajuara për intervenim të shpejtë dhe konservim të çdo tërësie- intervenime afatshkurtë dhe afatgjatë janë shënuar aty ku janë të mundshme., Për ta implementuar këtë punë, IPVQ-ja alokoi 3,7milion € nga buxheti i saj, si dhe ushtruesi i atëhershëm i detyrës së PSSP-së alokoi 0,5milion € shtesë, nga fondi rezervë i PSSP-së për program të rindërtimit.
Në vazhdim të rapotit teknik të vlerësimeve, Këshilli i Europës ka inicuar dy strategji të tjera prej së cilave njëra ka qenë, të shfrytëzohet situata që të bindet Kisha Serbe Ortodokse të shtojë 11 monumentet e tyre ne listën e Intervenimeve Prioritare të themeluar brenda Programit Regjional për kulturë dhe trashëgimi natyrore në Europën Jug-lindore dhe më pas të integrohet lista me listën e balancuar të monumenteve duke e përfaqësuar atë e cila ekziston në tërë regjionin e Kosovës. Strategjia e dytë është themeluar me iniciativën e Këshillit të Europës Sekretariatit të Përgjithshëm, dhe me vision të efektshëm të arritjeve të komuniteteve ndërkombëtare për ruajtje të tërë trashëgimisë kulturore të Kosovës, me “Komisionin Ndërkombëtar të Pavarur për Trashëgimi Kulturore në Kosovë”, duke e përfshirë Këshillin e Europës, Komisionin Europian dhe UNMIK-un e themeluar më 10 shtator 2004 të ofroj këshilla dhe mbështetje në polisat me afatet mesatare dhe afatgjate.
2004 – Komiteti për Implementim
Negociatat e ndërmjetësuara nga UNMIK-u në mes të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe IPVQ-së kanë rezultuar në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit (MeM) në qershor të 2004 nga Kisha dhe IPVQ-ja. Me këtë rast u formua Këshilli Implementues (KI), i cili do të menaxhonte dhe mbikëqyrte realizimin e punëve të shpejta të rindërtimit. KI-ja funksionoi pa probleme nga gushti deri në mes të shtatorit të vitit 2004, kur Kisha u tërhoq nga MeM-i, dhe i gjithë përparimi i procesit të rindërtimit ndaloj. Komiteti u shpërnda.
2005 – Komisioni për Implementimin e Rindërtimit
Duke ndjekur numër të shumtë të takimeve dhe negociatave ne mes të UNMIK-ut, përfaqësuesve të Kishës dhe autoriteteve serbe, Sinodi i Shejtë konfirmoi se Kisha do të rihyj në marrëveshje dhe Memorandumi i dytë i Mirëkuptimit u nënshkrua në mars të vitit 2005. Në bazë të këtij Memorandumi të ri të Mirëkuptimit, u themelua Komisioni për Implementimin e Rindërtimit (KIR) dhe mbajti takimin e parë plenar të tij në maj të vitit 2005 – KIR-ja synon të mbaj takimet në çdo muaj.
Bordi Ndërkombëtar i Ekspertëve
Me njohjen e domosdoshmërisë për tu pajtuar me standardet Evropiane dhe Ndërkombëtare, në vitin 2006 u themelua Bordi Ndërkombëtar i Ekspertëve (BNE) që të mbështes dhe monitoroj kualitetin e punëve rindërtuese. BNE-ja nën drejtimin e Komisionit te Pavarur Ndërkombëtar ( të themeluar me 2004), dhe me kërkesë të kryesuesës së KIR-së, kryen misione në terren që të shqyrtojë kualitetin e punëve dhe t’i ofroj rekomandime KIR-së në mënyrë që të përmirësoj metodat e saja në vijë me standardet Evropiane dhe Ndërkombëtare.
Kthehu lart

